50 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

 

Fatmirësisht edhe sot nuk ka pasur asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë raporton se aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

 

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 539 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 50 qytetarë, në këto bashki:32 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Lushnje, Vlorë, nga 2 qytetarë në Lezhë, Fier, Patos, nga 1 qytetar në Durrës, Sarandë, Gjirokastër, Korçë,Janë 285 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,736 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (8 Qershor 2022)Raste të reja ditore 50Të shëruar në 24 orë 39Të shtruar në spitale 4Humbje jete në 24 orë 0Testime ditore 539

Testime totale 1,833,156Raste pozitive 276,518Raste të shëruara 272,736Raste Aktive 285Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 192Fier 47Vlorë 18Durrës 7Korçë 7Gjirokastër 4Lezhë 4Elbasan 3Shkodër 2

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re