Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 23-të mori vendim për shpalljen e ekzistencës së gjendjes së krizës në gjithë territorin e vendit, për mbrojtjen e shëndetit publik nga pandemia Covid-19.

Një ditë më parë këtë e rekomandoi Këshilli i Sigurisë Nacionale nën udhëheqjen e presidentit Stevo Pendarovski.

Ky vendim u mor në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim trajtimin efektiv të pasojave të krizës së shkaktuar nga Covid-19.

Periudha e krizës është 30 ditë duke filluar nga data 20 nëntor 2020, dhe për këtë vendim Qeveria do të informojë Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re