Italia ende vijon betejën me Covid-19, ndonëse numri i viktimave në 24 orë është ulur që nga piku i pandemisë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 130 viktima, duke e çuar në 32.626 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura. Po ashtu janë konfirmuar 652 raste të reja duke e çuar në 228,658 numrin e të infektuarve që nga nisja e pandemisë deri më sot.

Numri i të shëruarve gjatë 27 orëve është 2160 persona. Ndërsa numri i personave aktiv të infektuar është reduktuar në 59,322.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re