Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur një rrirje të numrit të viktimave nga koronavirusi në Itali. Mësohet se janë shënuar 161 viktima, duke e çuar në 32.330 numrin total të të prekurve.
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2,881, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 132,282 Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 665 raste të reja pozitiv, ndërsa në total numri ka shkuar 227.364
Sipas autoriteteve italiane, në kujdesin intensiv janë 676 pacientë, 40 më pak se dje. 9624 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 367 më pak se dje. Në izolimin në shtëpi ndodhen 52452 persona (-1970 krahasuar me dje).
