Një ditëm parë ka përfunduar dhe  gjendja e fatkeqësisë  natyrore. Por edhe pse afati ka përfunduar masat e marra, protokollet e sigurisë që tashmë janë vendosur në çdo aktivitet të jetës ekonomike dhe sociale do të vazhdojnë të ndiqen nën monitorime të rrepta.

Sipas autoriteteve të shëndetësisë, shtimi i rasteve të reja me koronavirus javët e fundit në vend, por edhe rritja e numrit të shtrimeve në Spitalin Infektiv, ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të masave të vendosura nga vetë qytetarët apo bizneset.

Nga ana tjetër si pasojë e situatës që ka ardhur duke u rënduar, ministria e shëndetësisë ka lajmëruar hapjen e spitalit të dytë COVID, një strukturë mbështetëse brenda QSUT për të përballuar fluksin në rritje të të prekurve me Covid-19 që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Doktor Arben Gjata, Koordinator i Task-Forcës për Covid-19 dhe Rektor i Universitetit të Mjekësisë ishte sot në një lidhje direkte më emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku foli për situatën e krijuar nga pandemia koronavirus.

I pyetur nëse kjo që po kalojmë është vala e dytë e epidemisë së koronavirusit u shpreh që jo. “Kjo është një pas valë njësoj sipas goditjet e tërmetit edhe kjo pandemi ka pas valën e saj.”- tha mjeku i cili beson se vera do të jetë më e qetë përsa i përket përhapjes së virusit.

Ndërsa lidhur me masat e marra deri tani për parandalimin e Covid-19, Gjata u shpreh se duhet të vazhdojnë sërish disa masa, pasi janë shumë të rëndësishme.

“Të gjitha masat që kanë të bëjnë me mos grumbullimin e njerëzve, ruajtjen e distancës në ambientet publike ose në ambientet private, masat të cilat shmangin në maksimum ose ulin riskun e përhapjes së koronavirusit, janë të gjitha masa që qëndrojnë në fuqi. Kjo nuk është që po ndodh në Shqipëri, por në të gjitha vendet evropiane. Janë masa strikte që kanë të bëjnë me parandalimin e sëmundjes më tej”, tha ai.

Sipas mjekut, kjo luftë nuk mposhtet pa bashkëpunimin e qytetarëve. “Shqiptarët duhet ta kuptojnë se virusi është mes nesh, që numri i rasteve është rritur, që vazhdon të rritet numri i të shtruarve në spital dhe të gjithë jemi para një rreziku. Kjo mund të jetë një histori e gjatë me këtë virus. Ne duhet të mësohemi me një normalitet të ri që është pikërisht distancomi fizik dhe mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura të paktën. Për mua maska është mjeti më i duhur dhe i rëndësishëm. Gjithashtu shmangia e dasmave, funeraleve dhe aktiviteteve të ndryshme që rrezikojnë përhapjen e koronavirusit”.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re