Holanda po mendon të ndërmarrë kufizime të reja gjithëpërfshirëse si pasojë e coronavirusit duke përfshirë një bllokim që do të zgjasë deri në mes të janarit. Kështu, shkollat, dyqanet dhe muzetë do të mbyllen të gjitha nga mesnata e së martës, sipas mediave lokale.

Shkollat fillore dhe të mesme do të duhet të kalojnë mësimin në distancë dhe njerëzit do të nxiten të qëndrojnë brenda sa më shumë që të jetë e mundur.
Media në fjalë ka thënë se bllokimi do të qëndrojë në vend deri më 19 janar 2021.

Asnjë njoftim zyrtar nuk është bërë ende, por kryeministri Mark Rutte pritet të bëjë një deklaratë televizive, të hënën në mbrëmje.
NOS thotë se masat po merreshin midis një rritje të shpejtë të infeksioneve me COVID-19 në të gjithë Holandën.
Madje numri i rasteve ditore është rritur me gjithë shpresat e qeverisë për t’i ulur ato në rreth 3,600 nga mesi i dhjetorit.

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re