Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar është tkurrur me 0.2% midis prillit dhe qershorit, që shënoi performancën më të keqe që nga viti 2012. Njoftimin e konfirmoi Zyra për Statistikat Kombëtare.

Tkurrja e befasishme erdhi pas një shtytjeje të rritjes ekonomike në tre muajt e parë të vitit për shkak të grumbullimit të depozitave të Brexit.

Rob Kent-Smith, kreu i GDP-së në Zyrës për Statistika, tha që prodhimi ra ndjeshëm dhe sektori i ndërtimit u dobësua.

Paundi u rrëzua për toke pas publikimit të të dhënave, duke ngritur frikën e një recesioni.

“Prodhimi i ra sërish pas një fillimi të fortë që patën në muajt e parë të 2019, dhe kjo pritet të përkeqësohet teksa afrohet afati i daljes nga BE”, tha z. Kent-Smith.

Ai shtoi se “sektori dominant i shërbimeve nuk dha praktikisht asnjë rritje”.

Ekonomistët nuk kishin parashikuar një tkurrje në ekonomi në tremujorin e dytë, por kishin pritur që ajo të ngecë, me parashikimin e rritjes për 0%.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re