Gjatë votimit në Asamblenë Kombëtare të PS-së sot u zgjodhën anëtarë të kryesisë së partisë Olta Xhaçka, Evis Kushi, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Blerina Gjylameti dhe Mimi Kodheli.

Ajo që vihet re është se Belinda Balluku ka marrë më së shumti vota. Kandidatet që nuk fitojnë garën për Kryesinë e PS janë Ermonela Felaj, Milva Ekonomi, Klotilda Ferhati dhe Almira Xhangulla.

Ndërkohë nga radhët e burrave fitues janë  Pandeli Majko, Erion Braçe, Ditmir Bushati, Ilir Beqja, Arben Pëllumbi dhe Armando Subashi. Nga radhët e fituesve vihet re se Ditmir Bushati është më i votuari nga socialistët duke marrë 204 vota.

Ndërkohë, jashtë garës kanë mbetur Fatmir Xhafaj, Pjerin Ndreu, Ervin Demo, Eduard Shalsi.

Lista e Grave:

Fiton:

Belinda Balluku 207 vota

Blerina Gjylameti 199 vota

Evis Kushi 183 vota

Mimi Kodheli 179 vota

Ogerta Manastirliu 204 vota

Olta Xhaçka 180 vota

 

 

Nuk Fiton:

Almira Xhembulla 94 vota

Ermonale Felaj 117 vota

Klotilda Ferhati 114 vota

Milva Ikonomi 175 vota

 

Lista e Burrave:

 

Fiton:

Arben Pëllumbi 203 vota

Armando Subashi 177 vota

Ditmir Bushati 204 vota

Erjon Braçe 174 vota

Ilir Beqja 173 vota

Pandeli Majko 198 vota

 

Nuk Fiton:

Eduart Shalësi 116 vota

Ervin Demo 98 vota

Fatmir Xhafaj 137 vota

Pjerin Ndreu 166 vota

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re