Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për situatën alarmante të shifrave në rritje të Covid-19.

Basha shkruan se Rama në vend që të që të marrë masa dhe të ketë një plan kundër pandemisë, vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën që i nxorri faktet.

Basha shkruan se Rama ka humbur kontrollin ndaj pandemisë dhe pasi shkatërroi ekonominë, tani ai po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve.

“Numri i të infektuarve me covid po thyen rekordet. Me qindra njerëz kanë humbur jetën dhe fatkeqësisht shumë të tjerë janë në rrezik. Në vend që të marrë masa dhe të ketë një plan kundër pandemisë, Rama vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën që i nxorri faktet.

Në vend që të shtojë mjekët, infermierët e shtretërit në spitale, ja jep milionat mafias së plehrave. Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë.Pasi shkatërroi ekonominë,tani ai po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Bashkë do ta mundim këtë të keqe e do ta shërojmë vendin.”- shkruan Basha.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re