Kryeministri Rama ka bërë me dije se Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani 2 640 000 vaksina deri më tani.

“Brenda 60 ditë por me një kalendar më të shpejtë sesa 60 ditë ne do të kemi 1.2 milionë doza plus, gjë që na mundëson shtrirjen e vaksinimit të në të gjithë territorin.

Objektivi ynë është që deri në fund të muajit qershor, ajo që duam është brenda majit, është që të kemi vaksinuar gjysmë milioni shqiptarësh.

Sot që flasim kemi aktualisht 282 mijë vaksina në Shqipëri.

Ndërkohë që presim që këtyre vaksinave tu shtohen edhe 70 mijë Pfizer, 80 mijë AstraZeneca dhe po kështu 25 mijë të tjera Sputnik, që duke i bashkuar me 106 mijë vaksinat që janë në proces me BE-në bëjnë në total 871 mijë vaksina”, tha Rama