Shifra rekord nga koronavirusi në dy ditët e fundit në vendin tonë, përkatësisht 78 të infektuar të rinj. Kjo ka alarmuar autoritetet dhe pritet që ditën e sotme të njoftohen masat e reja.

Tirana është vatra e rrezikut, ku vetëm në 24 orë janë regjistruar 21 raste. Ndërsa në Shkodër ditën e sotme janë konfirmuar 9 raste pozitive me Covid-19.

Nga 54 testet e kryera, 9 raste kanë dalë pozitive dhe mes tyre një është personel mjekësor në Poliklinikën e Shkodrës dhe një punonjës në Sigurimet Shoqërore. Ndërkohë që 7 rastet e tjera janë kontakte të rasteve të mëparshme.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re