COVID19/ 1013 monitorime, 832 individë dhe 181 subjekte të këshilluar dhe monitoruar për vendosjen e maskës dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 vetëm sot në qytetin e Tiranës.

6 shkurt 2021 – Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimet në terren për mbajtjen e maskave dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në Tiranë u këshilluan 832 individë për mbajtjen e maskës dhe u monitoruan 181 subjekte të ndryshme për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nga fillimi i vitit 2021 janë kryer 76 928 inspektime dhe monitorime në subjekte të ndryshme dhe janë këshilluar 55 896 individë.

1 Masë Administrative me gjobe dhe 33 Vendime të Ndërmjetme per mbyllje aktiviteti janë marrë për subjekte të cilët janë konstatuar në shkelje të ligjit.

Inspektimet dhe monitorimet e inspektorëve shëndetësorë do të vijojnë pa ndërprerje në terren për ndërgjegjësimin e subjekteve dhe individëve me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re