Situata epidemiologjike në Kosovë vazhdon të jetë e rënduar. Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, nga ky virus janë prekur 151 mijë e 279 persona, prej të cilëve 2 mijë e 606 kanë humbur jetën.
Vetëm gjatë javës që po lëmë pas, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, jetën e kanë humbur 147 qytetarë. Gjithashtu ka pasur edhe numër të madh të rasteve pozitive. Nga e hëna e deri më dje në Kosovë janë shënuar gjithsejtë 8 mijë e 547 raste të reja me koronavirus.
Vetëm dje në vend janë shënuar 1 mijë e 278 raste pozitive dhe 21 raste fatale.
Raste aktive në vend janë 26 mijë e 534. Pavarësisht situatës së rënduar, procesi i vaksinimit të qytetarëve po vazhdon. Krerët e institucioneve por edhe qytetarë vazhdimisht po bëjnë thirrje për vaksinim në mënyrë që të mbrojmë shëndetin nga ky virus.
Rastet pozitive dhe ato të vdekjes që kanë ndodhur nga 30 gushti deri më 4 shtator.
4 shtator- 1278 raste pozitive, 21 humbje jete.
3 shtator- 1448 raste pozitive, 26 humbje jete.
2 shtator – 1612 raste pozitive, 32 humbje jete.
1 shtator- 1894 raste pozitive, 22 humbje jete.
31 gusht- 1383 raste pozitive, 26 humbje jete.