Franca nuk e ka arritur ende pikun e epidemisë së koronavirusit. Të paktën kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë Olivier Veran të martën.
Duke folur për mediat, ai u shpreh:
“Ne jemi akoma në fazën më kritike të epidemisë.”
Veran shtoi gjithashtu se situata pritet të përkeqësohet dhe se masat shtrënguese dhe emergjente të marra në kuadër të luftës kundër Covid-19 do të zgjasin për aq sa të shihet e nevojshme.
Prefektët, përfaqësuesit e shtetit në një rajon, e kanë ndaluar shumicën e tubimeve në vend. Varet nga prefektët që të vendosin rast pas rasti nëse duhet të forcojnë masat si mbyllja e kufijve apo mbyllja e tregjeve, tha Veran.
Kujtojmë këtu se numrit i të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi mbetet shqetësues në Francë ku deri më tani, sipas të dhënave të pasqyrura në worldometers, 98,010 rezulton të jetë numri i të infektuarve dhe 8,911 është numri i viktimave. /