Sipas statistikave zyrtare, krimet islamofobike të urrejtjes në Angli dhe Uells janë rritur ndjeshëm vitin e kaluar.
Sipas shifrave të Zyrës së Brendshme, vitin e kaluar, respektivisht nga marsi i vitit 2021 deri në marsin e vitit 2022, muslimanët ishin grupi fetar më në shënjestër, pasi numri i krimeve të urrejtjes fetare të regjistruara nga policia që kishin objektiv muslimanët ishte 3.459, respektivisht duke shënuar një rritje prej 42 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm.
Numri i krimeve të urrejtjes kundër popullit hebre në të njëjtën periudhë ishte 1.919 apo 23 për qind më shumë krahasuar me vitin e mëparshëm, duke i bëra ata grupin e dytë fetar më në shënjestër.
Krimet e urrejtjes të regjistruara nga policia në Angli dhe Uells janë rritur ndjeshëm për vitin që përfundon në muajin mars të vitit 2022, respektivisht me një rritje prej 26 për qind.
Sipas shifrave të qeverisë, Anglia dhe Uellsi regjistruan një rekord prej gjithsej 155.841 krime të urrejtjes, rritje më e madhe që nga raporti i vitit 2017.
Shumica e krimeve të urrejtjes ishin me motive racore, duke përbërë më shumë se dy të tretat e të gjitha veprave të tilla, përkatësisht 70 për qind të tyre ose 109.843 vepra.
Krimet e urrejtjes me motive racore u rritën me 19 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm kur u regjistruan 92.063 krime me motive racore.
Krimet e urrejtjes fetare u rritën me 37 për qind apo në 8.730 vepra, nga 6.383 në vitin e mëparshëm, numër më i lartë i regjistruar që nga viti 2012.
Krimet e urrejtjes ndaj personave me aftësi të kufizuara u rritën me 43 për qind, respektivisht nga 9.945 në 14.242. Kjo ishte rritja më e madhe vjetore në që nga viti 2017.
Burimi: AA