Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne me një videomesazh në facebook nga Shëngjini. Basha në videon e tij demaskon situatën ekonomike në fushën e turizmit ku sipas tij plazhet dhe hotelet janë bosh si kurrë më parë.

”Shikoni se çfarë pamje e mrekullueshme më shoqëron sot që në mengjes e kam fjalën për natyrën se pamja ekonomike është blozë. Fundjava, si pasojë e fluksit të turisteve të arrdhur nga Kosova, ka qenë pak më ndryshe po gjatë javës situata ekonomike e operatorëve turistikë është e sheshtë.

Në videon nga Shëngjini Basha shoqërohet nga, Dritan Kondakçiu, një operator turistik në zonë. Sipas këtij të fundit situata e biznesit të tij është ekonomikisht në krizë.

”Taksat duhet ti paguajmë në fund të qershorit, por me vetëm dy ditë punë në javë nuk mund tia dalim”- deklaroi biznesmeni.

Basha u ndal dhe tek ulja e numrit të të punësuarve nga ana e bizneseve çka e rëndon akoma më shumë situatën ekonomike në vend.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re