Një YouTuber shkaktoi një trazirë të madhe në mes të New York-ut dje me pakujdesinë e tij.

Krijuesi i njohur Kai Cenat, aktiv në YouTube dhe Twitch, premtoi të bënte një “dhuratë” të drejtpërdrejtë duke u dhuruar falas njerëzve në rrugë konzolat e PlayStation 5 dhe pajisje të tjera.

Plani i tij u shndërrua shpejt në një makth për të cilin ai ka të ngjarë të pendohet për pjesën tjetër të jetës së tij.

Kai Cenat ftoi “ushtrinë” e tij milionshe të ndjekësve në Union Square, dhe sipas disa vlerësimeve, më shumë se dy mijë njerëz u përgjigjën.

Policia e shpalli tubimin të paligjshëm pasi YouTuber-i nuk i kishte njoftuar më parë. Në aksionin për pastrimin e grumbullimit të paligjshëm janë mobilizuar rreth një mijë policë.

Kur u bë e qartë se njerëzit nuk do të merrnin konzolat falas dhe dhuratat e premtuara, pasuan trazira, në mes të të cilave Kai Cenat u evakuua urgjentisht.

Sipas disa videove, njerëzit po ngjiteshin dhe po mbaheshin pas makinës me të cilën po largohej YouTuber-i.

Në konfliktin mes policisë dhe turmës së grumbulluar kanë mbetur të plagosur disa persona nga të dyja palët. Përmendet se një “autobus” i tërë’ me njerëz është marrë në paraburgim, gjysma e të cilëve raportohet të jenë të mitur.

Vetë Cenat është ndaluar në Polici për t’u marrë në pyetje dhe aktualisht është duke u ngritur aktakuza ndaj tij. Akuzat mund të jenë të rënda dhe djaloshi që ka audiencë milionëshe mund të dënohet me disa vite burg.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re