Policia ka nisur shoqërimet e disa prej tifozëve hollandezë, një ditë para ndeshjes Roma-Feynord në Tiranë.

Qindra prej tyre kanë pasur përplasje të ashpra me policinë duke i qëlluar me gurë dhe shkopinj, saqë një nga efektivët ka pësuar lëndime.

Ndërsa forcat e policisë kanë nisur shpërndarjen e tyre me forcë, duke i kthyer mbrapsht pasi ishin nisur drejt pjesës së përparme të stadiumit “Air Albania” ku ndodheshin tifozët e Romës.

Mësohet se një pjesë e mirë e tyre janë dhe nën efektin e pijeve alkoolike ndërsa nuk dihet si do agravojë kjo situatë deri ditën e nesërme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re