Policia izraelite përdori forcë fizike kundër anëtarëve të grupit anti-sionist Neturei Karta, të cilët varën një flamur palestinez në një lagje të banuar nga hebrenj ultra-ortodoksë në Al-Quds/Jerusalemin perëndimor.

Siç thuhet nga grupi dhe bazuar në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale nga Organizata Ndërkombëtare e Hebrenjve Anti-Zionistë, policia izraelite ndërhyri ashpër kundër anëtarëve të grupit Neturei Karta në lagjen Mea Shearim në Jerusalemin Perëndimor.

Në video, oficerët e policisë izraelite mund të shihen duke i shtyrë me dhunë anëtarët e grupit dhe duke i goditur ata.

Neturei Karta njihet si një komunitet hebre ultra-ortodoks që kundërshton Shtetin e Izraelit dhe Sionizmin mbi baza fetare dhe morale, dhe është i njohur në mbarë botën për mbështetjen ndaj Palestinës.

Duke iu referuar shkrimeve të shenjta, por dhe përvojave historike, ata thonë se hebrenjtë duhet të qeverisen nga muslimanët.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re