Ashtu siç u paralajmërua, Irani sapo ka nisur një sulm ndaj Izraelit, duke lëshuar me dhjetra dronë drejt tokës ku ndodhet shteti çiban sionist, zjarrënësi i Lindjes së Mesme prej kur është themeluar aty si një ndër padrejtësitë më të mëdha historike. Si pasojë, prej këtij shteti është prodhuar një ndër tragjeditë më të mëdha në histori, si ç’është ajo e popullit palestinez.

Kanali 24 i Izraelit raporton se sulmi iranian ka filluar.

Sipas tyre, dhjetëra dronë janë nisur nga Irani.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari konfirmoi në një deklaratë për mediat se dhjetëra dronë të nisur nga Irani po shkojnë drejt Izraelit.

Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant tha më herët se Izraeli është i përgatitur për një sulm të mundshëm iranian, pasi Teherani kërcënoi me hakmarrje për një sulm izraelit në kompleksin e ambasadës së tij në Damask.

“Në ditët e fundit, ne kemi forcuar linjat tona mbrojtëse dhe sulmuese dhe jemi të vendosur të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur qytetarët e shtetit të Izraelit,” tha Galant, duke shtuar se ata po monitorojnë nga afër sulmin e planifikuar të Iranit.

Ai shtoi se ata kanë përmirësuar aftësitë e tyre në tokë, det dhe ajër, dhe në menaxhimin e inteligjencës së bashku me partnerët, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Ai e quajti Iranin një shtet terrorist dhe i tha publikut të ndiqnin udhëzimet e dhëna.

Duke shpallur udhëzimet në një konferencë televizive, zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari tha se dhjetëra avionë luftarakë ishin në ajër në gatishmëri.

Mësimet shkollore dhe aktivitetet e tjera arsimore janë anuluar, si dhe kampet dhe ekskursionet e organizuara nga e diela e tutje, u tha Hagari gazetarëve. E diela shënon fillimin e pushimeve shkollore dy-javore për festën hebraike të Pashkës.

Tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme po rriten pas një sulmi ajror izraelit në kompleksin e ambasadës iraniane në kryeqytetin sirian të Damaskut në fillim të prillit. Udhëheqja shtetërore e Iranit kërcënoi me hakmarrje. Për shkak të kësaj, ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, shtyu vizitën e tij në Austri dhe Hungari të planifikuar për të dielën.

Zyra e tij njoftoi të shtunën mbrëma se udhëtimi, gjatë të cilit Katz kishte planifikuar të takohej me homologët e tij në të dy vendet dhe, ndër të tjera, me kancelarin austriak Karl Nehammer dhe presidentin hungarez Tamás Sulyok, ishte shtyrë “deri në njoftimin e mëtejshëm”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re