Një 38-vjeçar është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia, pasi plagosi me armë zjarri një 50-vjeçar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:10 të kësaj të enjteje në lagjen “Popullore” në Shijak.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se plagosja erdhi pas një konflikti për motive të dobëta. I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re