Banorët nga Rrashbulli deri në Shijak protestuan për gjendjen e rrugës që lidh këtë zonë me qytetin e Durrësit. Për rreth 30 minuta, tubuesit bllokuan qarkullimin në këtë aks.
 
Rruga sipas tyre, është e mbushur me gropa dhe prej shumë vitesh nuk është bërë asnjë investim.
 
Banorët paralajmëruan se do ta bllokojnë sërish rrugën,  nëse nuk marrin një premtim nga autoritetet vendore për ndërhyrjen e me menjëhershme në përmirësimin e gjendjes së rrugës.
 
Kjo eshë ura e Drojës, që lidh fshatrat e Krujës dhe Kurbinit. Përmbytjet e fundit e dëmtuan rëndë atë, e që nga ajo kohë nuk është ndërhyrë për rikonstruksionin e saj.
 
Protestuesit ishin grumbulluar në dy anët e urës së shembur, ndërsa tubimit iu bashkuan edhe nxënësit e shkollave.
 
Prej afro pesë muajsh ura ndodhet në këtë gjendje, duke ua bërë shumë të vështirë kalimin banorëve të zonës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re