PËRBËRËSIT:
1 lugë vaj ulliri
1 lugë gjalpë
4-5 qepë të njoma, plus 2-3 për dekor
1 patate
1 litër lëng perimesh
ose ujë
900 g bizele
1 tufë nenexhik
100 g djathë
Parmigiano

PËRGATITJA:
Në një tenxhere hedhim vajin dhe gjalpin dhe pasi yndyra të jetë nxehur, shtojmë qepët e njoma dhe patatet të prera në copa. I kaurdisim për 5 minuta në nxehtësi mesatare, shtojmë lëngun e perimeve ose ujin dhe i ziejmë 10 minuta, derisa patatet të zbuten. Më pas hedhim bizelet dhe i ziejmë edhe 5 minuta. Në fund, shtojmë gjethet e nenexhikut dhe e bluajmë në blender, derisa masa të bëhet kremoze.

PËRGATITJA E BISKOTAVE: E grijmë djathin në rende dhe në një tavë ku kemi shtruar letër furre, e sistemojmë në 6 shirita. Më pasi pjekim në furrë të parangrohur për 2 minuta, derisa djathi të shkrijë dhe të marrë pak ngjyrë. I nxjerrim me kujdes nga tava, sa janë ende të ngrohta dhe i lëmë të ftohen mbi një pjatë. E shërbejmë supën në tas me gjethe nenexhiku dhe biskota djathi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re