Janë aq të bukura saqë na duhet të ta themi që tani, do ta kesh shumë të vështirë të zgjedhësh apo të veçosh vetëm njërën prej tyre, do të të duhet t’i peshosh mirë të gjitha, dhe ne jemi këtu duke pritur me shumë kureshti, të na thuash cilat prej këtyre thënieve të pëlqyen më së shumti.

Për kënaqësinë tënde, thëniet më të bukura të Spanjës. Cilat veçove, që t’u dukën më të goditura se të tjerat:

Shiko gruan, do të mësosh çfarë burri ka; shikoje burrin, do të mësosh çfarë e ka gruan.

Është më e turpshme të durosh tiranin, sa të sillesh si i tillë.

Fli me pula, por zgjohu me gjela.

Injoranca e të pasurit kalohet në botë edhe si mençuri.

Këshilla e ndonjë gruaje s’ka ndonjë vlerë, por është budalla ai që s’e pranon.

Ku injoranca është bërë e shtëpisë, nuk mungon lajthitja.

Ligjet, nëse janë të virgjëra në shkollë, janë të përdala në veprim.

Liria është rinia e përjetshme e kombeve.

Mbreti i ri, ligje të reja.

Merr paratë para se të lëshosh dokumentin, merr dokumentin, para se të paguash.

Ndodh shpesh që i pafajshmi të paguajë për mëkatarin.

Në njëzetë vjeç njeriu është pallua, në tridhjetë luan, në dyzetë gamile, në pesëdhjetë gjarpër, në gjshtëdhjetë qen, në shtatëdhjetë majmun, e në tetëdhejtë asgjë.

Nuk mësohet noti në fushë.

Nuk më shqetëson budallai, më shqetëson budadallëku ngado që vjen.

Njeriu i sinqertë e bën gjumin të qetë, qoftë i mbuluar edhe me vetëm një batanije.

Pasuria e babait zbukuron edhe vajzën më të shëmtuar.

Për atë që është dëgjues i mirë, mjafton edhe një gjysmë fjale.

Për mjekun, rrëfyesin dhe avokatin më tepër se për priftin.

Për urinë e madhe s’ka bukë të keqe.

Po deshe të jesh baba, s’mund të mendosh për asgjë tjetër.

Po të tha gruaja të hidhesh nga shkëmbi, lut Zotin të jetë shkëmb i ultë.

Po urdhëroi Zoti të vdesë në errësirë, ç’rëndësi ka se i ati është prodhues qirinjsh.

Rruga e “pastaj-ës” të çon në shtëpinë e “kurrëgjësë”.

Sado herët të zgjohesh, mëngjesi nuk shpejtohet.

Sado që dhelpra di shumë, më shumë di ai që e kap.

Sa e trishtë është shtëpia, ku këndon pula e hesht gjeli.

Sa më shumë të dinë të gëzojnë, aq më shumë do jetojnë.

Sekreti është shpirti i bizneseve.

S’është njësoj si të flasësh për demat, si të jesh në arenë.

Sikur marrëzia të ishte dhimbje, do të kishte vaj në çdo shtëpi.

S’ka gjë më të jetueshme se kujtimi.

S’ka erëz më të mirë se oreksi.

Spanjishtja, gjuhë e të dashururarve, italishtja ajo e këngëtarëve, frëngjishtja e diplomatëve, gjermanishtja e kuajve.

Shkalla e parë e marrëzisë fillon kur të duket vetja i ditur.

Shoqëria-shoqëri, por buka veç e veç.

Shtrihu në shtrat dhe shtiru i sëmurë, shpejt ke për të parë sa miq ke.

Të flasësh është e lehtë, të veprosh është mirë.

Të flasësh pa menduar është njëlloj si të qëllosh pa marrë shenjë.

Të jesh shok me të gjithë ose të mos kesh asnjë shok – është gjë e njëjtë.

Të pasurit shkelin ligjet, të varfërit ndëshkohen.

Tirania, sidoqoftë, shenjë dobësie, ajo mbështetet në padrejtësi.

Tirania i tremb njerëzit, ndërsa atë e tremb Zoti.

Tre vetë që ndihmojnë njëri-tjetrin janë sa gjashtë veta veç e veç.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re