Me ironi dhe batuta. Kështu ka nisur seanca e sotme plenare.

Protagonistë kanë qenë dy deputetët e qarkut Fier, socialistja Zegjine Çaushi dhe ai demokrat Gazment Bardhi.

Gjatë fjalës së saj, Çaushi i kujtoi Bardhit se, gjatë fushatës elektorale, qytetarët e qarkut Fier e injoruan kreun e grupit demokrat.

Kënaqësi të përballem këtu me ty se ta thashë te deti i Fierit, por nuk më besove o xhan. Shiko në sy. Shiko yllo. Ti erdhe në Fier për të pirë xhini o yll bote. Atje në 2 të natës për të shkëlqyer sytë xixa, gjithashtu dhe për të ngrënë qofte te lokali i lagjes. Për këtë erdhe ti. Ty nuk pati fierak të të hapte derën. Nga Lushnja, nga Divjaka, nga Roskoveci dhe Patosi. U kalove gjyshërve edhe nuk denjuan të të shihnin fare. Çfarë të bëri Roskoveci kur dole në Pazar? Ike më përpara se sa të vije. Ti ylli i fierit për këto do mbahesh mend. Pse nuk ke shkuar te ata pak demokratë”, tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re