Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se në lidhje me ngjarjen në fshatin Shënavlash të Durrësit, ku u vra nga fëmijët, Pëllumb Meta, duhet të hetohet bashkëshortja e këtij të fundit.

Lala tha në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ në News24 se, sheh nënën e fëmijëve si përgjegjëse për krimin dhe ka insistuar që Prokuroria të hetojë rolin e saj për të zbuluar të vërtetën e ngjarjes.

“Unë mendoj se prokurorët e kanë të qartë ngjarjen. Ata mendojnë se Hysen Meta e ka vrarë babanë e tij Pëllumbin. Hygerta Meta ka dështuar që të tregojë sesi e ka kryer vrasjen. Hetuesit prandaj mendojnë se është vëllai i madh që ka kryer krimin. Hygerta Meta nuk ia ka dalë me sukses eksperimentit hetimor. Prandaj, hetuesit e kuptuan se Hygerta i gënjeu.

Shkoj si përgjegjëse nënën, jo për të ngritur akuzë, por nëna është themeli i shtëpisë. Kam insistuar që prokuroria të hetojë se çfarë fsheh kjo grua. Nuk jam askush për të thënë që Blerina Meta të shkojë prapa hekurave, por të hetohet që të zbardhet e vërteta.

Prokuroria ka disa teknika që aty ku njerëzit janë më të mbrojtur, pikërisht aty e kanë problematikën e tyre. Ka shumë arsye pse zonja është jashtë, por duhet hetuar roli i saj”, tha Klodiana Lala.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re