Deputeti i PD-së, Edmond Spaho është konfliktuar me kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiun. Gjatë një takimi elektoral që Topçiu po kryente në zonën e Vreshtasit me traktoristët ka shkuar deputeti i PD-së, Edmond Spaho, i cili ka filmuar takimin e tyre.

Në video dëgjohet që Spaho i drejtohet Topçiut duke i thënë “Shikojeni këtë mashtrues në fushatë elektorale”.

Ndërkohë ka ndërhyrë edhe deputeti socialist, Ilir Pendavinji, i cili ka debatuar me Edmond Spahon.

Debati

Spaho: Ku është Gëzimi (Topçiu) ma tregoni pak?

Fermeri: Gëzimi është aty, te ai zetori atje.

Spaho: Ku është ai Gëzimi?

Fermeri: Ja andej tutje.

Spaho: Ky që shikoni është kryetari i bashkisë i cili ka mbledhur të gjithë me premtimin dhe gënjeshtrën që do tu japë targat.

Ilir Pendavinji (deputet i PS): Ca ke o Mondi, nuk është gënjeshtër.

Topçiu: Po ik se nuk ka lezet kështu.

Spaho: Shikojeni këtë mashtrues në fushatë elektorale.

Pendavinji: Po mjaft u bëre si adoleshent mjaft.

Spaho: Ja edhe deputeti tjetër që ka ardhur për tu vënë targat traktorëve.

Pendavinji: Ik o Mondi, ik tani.

Spaho: Shikoni kryetarin e Bashkisë si mbledh vota.

Njerëzit që ishin më këtë takim kanë filluar të brohorasin kundrejt deputetit për ta larguar këtë të fundit nga takimi.

Ndërkohë siç raporton News24, Spaho ka shkuar në komisariatin e Maliqit ku po bën kallëzim për krime elektorale.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re