Një tërmet i fortë u regjistrua së fundmi në Filipine. Lëkundjet sizmike me magnitudë 6.8 ishin në ishullin e Mindanao-s, mëngjesin e të dielës, rreth orës 2:12.

Epiqendra ishte rreth 60 km në jug-perëndim të qytetit të Davao-s.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen momentet nga tërmeti i fuqishëm në një pishinë.

Siç mund ta shihni, lëkundja është aq e fortë, saqë uji del nga pishina si dallgë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re