Lindi me peshë veçse 212 gramë, mrekullisht vogëlushja del nga spitali e shëndetshme pas 13 muajsh

Kjo vogëlushe erdhi në këtë botë shumë herët. E ëma kreu një ndërhyrje emergjente pasi u diagnostifikua me një sëmundje që mund t’i dëmtonte rëndë organet jetike, e kësisoj edhe jetën e bebit të saj.

Vajza lindi në javën e 25 përmes një operacioni cezarian. Pesha e saj, vetëm 212 gramë dhe 24 cm e gjatë.

Mejkët menduan se shanset që ajo të jetonte ishin fare të pakta. Por mrekullisht, pas një viti e shtruar në spital, vogëlushja u largua prej aty e shëndetshme.

“Kundër të gjitha shanseve, me komplikacione të shëndetit që në lindje, kjo vogëlushe ka inspiruar njerëzit kudo në glob me rritjen e këmbënguljen e saj… kjo foshnje është një dritë shprese në këto kohë të vështira”-shkruhej në një njoftim të spitalit universitar në Singapor.

Lajmi i përcjellë nga BBC dhe shumë media të tjera të huaja, vë në dukje se vajza (e quajtur Këek Yu Xuan) me gjasë është bebi më i vogël në botë, fill pas një tjetër vajze të lindur në SHBA (2018), e cila peshonte 245 gramë.

Prindërit e vogëlushes treguan për median lokale se falë zemërgjerësisë së njerëzve (që kishin ngritur një gofund me për ta) ata qenë të aftë për të paguar faturën e kripur të spitalit dhe se vogëlushja tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe peshkon 6.3 kg.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re