Shikoni se ç’po bëjnë ushtarët e Koresë së Veriut për të argëtuar Kim Jong-un

sjevernakoreja_vojnici_vjezba_prtscr.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ushtarët e Koresë së Veriut pa bluza luftuan me shkopinj dhe topuz, por gjithashtu thyen tulla me kokë dhe hekura të përkulur, të gjitha për të argëtuar udhëheqësit e këtij vendi, përfshirë Kim Jong-un dhe motrën e tij Kim Yo Jong.

Televizioni shtetëror transmetoi pamjet e ngjarjes ushtarake të martën. Muzika patriotike shoqëroi pamjet e ushtarëve të shtrirë në gozhdë, xham të thyer dhe thika me madhësi hanxhar.

Kjo ngjarje mund të jetë filmim nga një ngjarje e madhe e quajtur “Vetë-Mbrojtja” që u zhvillua në Phenian të hënën, dhe kur prototipet e armëve hipersonike iu paraqitën publikut që mund të ishin të padukshme për sistemet e mbrojtjes kundër-raketore.

Megjithatë, yjet e vërtetë të kësaj ngjarjeje ishin burrat pa bluza, të cilët rrihnin njëri-tjetrin me shkopinj.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë