Një vullkan nënujor shpërtheu pasditen e djeshme në Oqeanin Paqësor. Shpërthimi kishte një fuqi e madhësi të jashtëzakonshme, sa u kap edhe nga satelitët në orbitën e Tokës (Shiko videon e fotot më poshtë).

Ky është momenti kur shpërthen vullkani nënujor, i kapur nga satelitët e postuar nga BBC

Kombinim i imazheve të kapura nga (Himawari-8), një satelit për monitorimin e motit, që operohet nga autoritetet japoneze

Menjëherë pas shpërthimit u dëgjua një bum sonik që arriti të dëgjohej deri në Alaskë, teksa autoritetet e SHBA-ve, Japonisë e Australisë, vunë alarmin për një tsunami të mundshëm në brigjet e tyre. Vullkani nënujor ndodhej pranë ishullit të Tongës në Oqeani, ndërsa atje në median sociale u postuan video e foto të dallgëve që goditën.

Fatmirësisht dëmet nuk qenë të mëdha. Siç raportoi AP, disa varka u shkatërruan ndërsa gurë të përmasave të mëdha kishin mbërritur në brigjet e Tongas. Fatmirësisht nuk ka patur raportime për vdekje në Tonga.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re