Vrasja e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe është dënuar edhe nga krerët e shtetit e të politikes në Shqipëri.

 

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti Meta shpreh ngushëllimet për vdekjen e ish-kryeministrit, duke nënvizuar se është thellësisht i tronditur për këtë humbje.

 

Edhe kryeministri Rama shkruan se është i pikëlluar nga vdekja e Shinzo Abe. Rama thekson se politikanët duhet të shihen si kundërshtarë e jo si armiq që duhen shkatërruar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re