Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një deklaratë për mediat ka reaguar në lidhje me atë që ka ndodhur sot me Vlora Çitakun, kreun e SHISH.
“SHISH është përdorur për të zhdukur gjurmët e vjedhjeve të Ramës.
Ajo që ndodhi sot me SHISH është shokuese. Por ky nuk është i vetmi institucion, ministrat, qeveria, bashkia Tiranë, AKSHI, të gjitha institucionet kanë dalë jashtë kontrollit, janë përdorur nga Rama për të mbrojtur pushtetin. Shteti po përdoret hapur për të shpëtuar Ramën e për t’i shërbyer drejtësisë. Rama t’i japë një herë e mirë fund shkatërrimit të institucioneve, nuk i shpëton dot drejtësisë. Ka një thirrje që vjen nga protesta: Jep dorëheqjen dhe mbaj përgjegjësi për çfarë ke bërë. E ardhmja e Shqipërisë është në institucionet perëndimore.
Sa më shumë përdor institucionet, aq më shumë rëndon pozitën e tij në raport me drejtësinë”, u shpreh ai.
