Pas debateve në Komisionin e Sigurisë, i cili dështoi në raporton e drejtoreshës së SHISH, deputeti i PD-së Ervin Salianji u shpreh se opozita donte të parashtronte disa shqetësimi në lidhje me këtë institucion, por edhe drejtuesen e saj, Vlora Hyseni.
Nje prej shqetësimeve që Salianji ngriti ishte mbushja e institucionit të SHISH me militantë të Partisë Socialiste, ndërsa theksoi se ka punonjes qe jane kapur nga gjencite partnere duke bere shantazh.
“Drejtuesi i komisionit dhe PS mendon sic mendon me njerëzit mendon që mund ta bënte me ne, sikur e kanë pronë të vetën dhe sillen si mësues fshati për të përcaktuar rregullat e mirësjelljes në komision.
Në komision shqetësimi jonë është në raport me dy çështje të rëndësishme që janë hedhure në publik për drejtoreshën e re të SHISH, për të cilën pyeta nëse ka pasur shkarkimi nga agjencia e inteligjencës për shkak të lidhjeve me Serbinë, një pyetje që mori të gjithë atë sherrnajën e deputetëve të mazhorancës.
Pyetja e dytë shqetësuese është që a ka pasur para gjatë apo në kohën kur ushtron detyrën si drejtuese e SHISH udhëtim në Beograd.
Shqetësimi i tretë ka të bëjë me masakrimin e SHISH duke larguar profesionistë dhe duke e mbushur institucionin me militantë të PS.
Shqetësimi i 4 ishte që persona konkretë të atij shërbimi janë kapur po nga SHISH apo shërbime të shteteve partnere duke bërë shantazh duke shitur informacion dhe për këtë po e pyesja me iniciale nëse do të marrë fund pandëshkueshmëria në atë institucion. Për këto nuk morëm pyetje. U mbyll mbledhja, do të zhvillohet prapë. Por nuk ka mësues fshati që i mbyll gojën opozitës.
Mbledhja e sotme u mbyll për shkak se po flisja unë. Për pajisjen me certifikatë sigurie deputetet e opozitës i kanë. Janë bërë kërkesa për tu pajisur me certifikatë të reja, duhet që institucionet të reagojnë në mënyrë të shpejt. I vonojnë qëllimisht certifikatat e sigurisë për të thënë që nuk ka certifikatë. Unë sapo kam aplikuar për certifikatë të re. Kam pasur 5 vjecare”, tha Salianji per gazetaret.