Skip to content

Shishe dhe karrige kokës, sherr mes dy personave të dehur në Pogradec, plagoset njëri prej tyre (EMRI)

Një konflikt mes dy personave në gjendje të dehur ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në qytetin e Pogradec-it.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit dhe sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet e ditur se konflikti ka ndodhur për motive banale dhe ka agravuar në një ‘luftë’ me karrigë dhe shishe nga dy personat.

I plagosur ka mbetur Vasjan Dervishi, i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit jashtë rrezikut për jetën, ndërsa personi tjetër është shoqëruar në komisariatin e policisë.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që aktualisht personi i shoqëruar nuk ka mundur të dëshmojë pasi është ende nën efektin e alkoolit.

/faxweb