Policia e Krujës ka vënë në pranga dy vëllezër të cilët akuzohen për prodhim dhe tregtim të lëndëve narkotike. Në njoftiminin zyrtar bëhet me dije se dy të arrestuarit shisnin lëndën narkotike në shkolla dhe lokale në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës.

 

Gjithashtu dy vëllezërve binjakë, E. L. dhe E. L., 20 vjeç, iu janë gjetur dhe armë zjarri të cilat i mbanin me vete. Gjatë kontrollit të banesës së të arrestuarve u sekuestruan nga policia 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 krehra automaktiku, municion luftarak dhe 1 bajonetë, si dhe  600 gramë kanabis dhe 29 doza kanabisi të përgatitura me qese farmaceutike, gati për shitje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re