Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikët në D.V.P Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative, ka arrestuar në flagrancë dy persona si dhe ka proceduar një tjetër.

 

Shtetasit e arrestuar janë E. H. 42 vjeç, dhe A. P. 46 vjeç, të dy banues në Shkodër.

 

Ndërsa është proceduar në gjendje të lirë shtetasja V.P., 43 vjeçe, banuese në Shkodër.

 

Nga hetimet e kryera nga ana e uniformave blu dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin lëndë narkotike heroinë, në lokalet e qytetit të Shkodrës.

 

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike heroine, e ndarë në doza, një shumë lekësh dhe dy telefona celularë.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re