Skip to content

Shisnin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë/ Prokuroria kërkon ‘arrest me burg’ për 6 të arrestuarit në Tiranë

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën ‘arrest me burg’ për 6 personat e arrestuar në lidhje me skemën e ngritur për shitjen e ilaçeve kontrabandë gjatë pandemisë.

Katër prej të arrestuarve janë administratorë farmacish në Tiranë, një është punonjëse dhe një tjetër dyshohet se ishte dërguesja e mallrave kontrabandë.

Ata janë zbuluar pas një hetimi 10-mujor, në kuadër të operacionit të koduar “Përfitimi”, prej ku ka rezultuar se ata shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë, gjatë periudhës së Covid-19.