Policia ka vënë në pranga 5 të rinj, të cilët shisnin lëndë narkotike në afërsi të një shkolle. Të rinjtë nga mosha 18 deri në 20 vjeç, ishin kthyer në “spaçator” në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Ata janë identitifkuar si Klevis Bardhoshi, Marsel Baraj, Bjorn Ziu, Françesko Zaçe.

 

Gjatë kontrollit, atyre iu është gjetur 163 doza kanabis, 1 grirëse metalike dhe 5 celularë, të cilat janë sekuestruar.

 

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ata  e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në afërsi të shkollave të ndryshme në Tiranë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re