Ledjo Gashi, Ergi Saliu, Brajan Lala, Erges Nexhipi dhe Mario Dema janë 5 personat që u arrestuan nga policia e Tiranës, të cilët shisnin kokainë në lokalet e Tiranës.

 

Vizion Plus mëson se Hetuesit e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në policinë e Tiranës siguruan prova të mjaftueshme për të arrestuar 5 personat që merrnin kokainë në Durrës dhe Shijak dhe më pas e shisnin në Tiranë, kryesisht në lokale të ish-Bllokut.

 

Përveç përgjimeve të cilat konfirmuan shitjen e kokainës, është bërë edhe blerje e simuluar nga ana e agjentëve të infiltruar të policisë.

 

Të arrestuarit nuk janë të proceduar më herët për trafikim kokaine, por kanë procedime të veprave të tjera më të lehta si kundërshtim i punonjësve të policisë, trazira në stadiume, etj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re