Policia italiane ka arrestuar dy persona, me shtetësi shqiptare, të dyshuar se kishin ngritur një biznes të lulëzuar me pakicë kokaine në Varese dhe provincën e saj.

Si u ra në gjurmët e tyre

Bazuar në informacionin e marrë, policia ka kryer shërbime dhe aksione të synuara.

Nga kontrolli fillestar i bërë njërit prej dy të rinjve, i ndaluar në makinë , u zbuluan dy doza kokainë, të paketuara dhe të gatshme për shitje me pakicë ; pak minuta më vonë operatorët ndaluan të riun e dytë, që sapo do të dilte nga shtëpia. Kontrolli i shtëpisë dha një rezultat pozitiv, duke lejuar gjetjen dhe sekuestrimin e 155 dozave kokainë gati për t’u shitur, si dhe një shumë parash prej rreth 14 mijë eurosh, me sa duket të ardhura nga trafiku i drogës.

Arrestimi

Për këtë arsye efektivët, përveç sekuestrimit të lëndës narkotike dhe parave si produkte të mundshme të veprimtarisë së paligjshme, kanë arrestuar të dy shqiptarët për veprën penale të posedimit me qëllim trafikimin e kokainës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re