Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, të cilit iu gjetën doza lënde narkotike në automjet. Policia raporton se gjatë kontrollit të 38-vjeçarit dhe automjetit të tij u gjetën doza heroine dhe kanabisi. Dyshohet se lëndën narkotike e shiste në zona të ndryshme të qytetit të Sarandës.

 

Policia njofton se dozat e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 celularë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re