Policia e Korçës ka arrestuar 36-vjeçarin Ardi Sterjo, i cili shiste lënë narkotike, të dyshuar kokainë në qytet.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe më pas në banesën e 36-vjeçarit, u gjetën dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash që dyshohet se ishte përfituar nga veprimtaria kriminale.

 

I riu u arrestua në kuadër të operacionit “Night sales 2”, i cili u finalizua tre ditë më parë.

 

Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Night sales 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

 

Vihet në pranga 1 shtetas që shiste në qytet, doza të lëndës narkotike kokainë.

 

Sekuestrohen dhjetëra doza të lëndës narkotike kokainë dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale. 

 

3 ditë më parë, u finalizua operacioni “Night sales”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 2 shtetas që shpërndanin lëndë narkotike kanabis dhe kokainë në qytet, posedonin armë zjarri dhe kultivonin fidanë narkotikë, në banesë.

 

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Night sales”, i finalizuar 3 ditë më parë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike. 

 

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Night sales 2” u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 36 vjeç, banues në Korçë.

 

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se ky shtetas shpërndante doza të lëndëve narkotike, në qytetin e Korçës, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë lokalizuar në lagjen nr. 17, automjetin tip “BMË”, me të cilin po qarkullonte shtetasi A. S.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe më pas në banesën e 36-vjeçarit, u gjetën dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash që dyshohet se ishte përfituar nga veprimtaria kriminale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re