Në kuadër të operacionit policor të koduar “Hide” u arrestua në flagrancë shtetasi Hermes Hasani.

Njoftimi i policisë Tiranë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Hide”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Sekuestrohet 1 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Vihet në pranga poseduesi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas, shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa në zona të ndryshme të Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Hide”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– H. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në rrugën “Dritan Hoxha”, në afërsi të një kompleksi pallatesh, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, nga shërbimet e Policisë, është gjetur dhe sekuestruar 1 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e ndante atë dhe e shiste më pas në doza, në zonën e Laprakës dhe te Fusha e Aviacionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re