I ashpër ka qën reagimi i Artistes Keti Bashhysa ndaj ish-deputetit socialist dhe ndërtuesit Hazir Gashi disa prej pallateve të të cilit janë prishur nga tërmeti i fundit.

Me dhjetra banorë të këtyre pallateve kanë mbetur në rrugë, pasi apartamentet e tyre janë klasifikuar si të pabanueshme ndërkohë që sipas Bashhysës, Gashi ka deklaruar se nuk ka çfarë bëj pasi kompania e tij ka falimentuar..

“Shit gruan, fëmijët, motrat, vëllezërit, fisin. Shit edhe dashnoren Hazir”, shkruan e indinjuar Bashhysa.

Reagimi i plotë:

“Hazir Gashi! Dëgjova që ke thënë se: Nuk kam ç’të bëj, kompania
ime ka falimentuar! Vërtetë?!!! Po kur kurseve tulla dhe beton, që të
ngopje babëzinë tënde, e mendove falimentimin?!!!!! Hazir Gashi! Gjej 1
zgjidhje! Shit gruan, fëmijët, motrat, vëllezërit, fisin. Shit edhe
dashnoren Hazir! Amá ,ne, mijëra banorë të pallateve të tua, mos na le
në rrugë, mos guxo! I kemi blerë me sakrifica ato shtëpi, me shumë
sakrifica“

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re