Në intervistën për “Tirana Live” me Elisa Gjeranin, ish kreu i KQZ-së Kristaq Kume tha se fenomeni i shit-blerjes së votës mund të ndikojë edhe në rezultatin e zgjedhjeve. Ai thotë se hetimi nga institucionet ligjzbatuese duhet të shkojë deri në rrënjë të problemit për të shmangur raste të tilla.

Kume shtoi se ky fenomen nuk mund të ndalohet vetëm me ligje të forta por sipas tij është e rëndësishme që të veprojmë të gjithë bashkë kundër këtioj fenomeni. Duke iu referuar rastit të djeshëm, ish kreu i KQZ-së theksoi se Prokuroria duhet ta kishte marrë në shqyrtim këtë çështje.

LEXO EDHE: Shit blerja e votës/ Drejtuesja e KSHH: Fenomen i përsëritur, ndikon situata ekonomike dhe pandëshkueshmëria

“Hetimi duhet të shkojë deri në rrënjë, ose kandidati ose subjekti politik. Kjo e dyta është e vështirë që të bëhet objekt trajtimi në organet gjyqësore por është e rëndësishme që gjatë verifikimit të konsumit të kësaj vepre nga ata që janë kapur, të merret informacion nga institucionet dhe të shërbejë jo për të dënuar por për të formuar bazën e nevojshme të të dhënave në punën që do të bëjë shoqëria kundër këtij fenomeni.

Duhet theksuar se të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se ky fenomen nuk mund të ndalohet vetëm pse e shkruan mirë legjislacioni dhe ndërtojmë sanksione që mund të jenë të forta. Nuk mjaftojnë vetëm kaq. E rëndësishme sesa investohemi nga ata që duhet ta zbatojnë këtë. Kur është verifikuar kjo dhe nëse është verifikuar, çfarë ka bërë institucioni.

Prokuroria e ka hapur çështjen? Nëse nuk bëhemi të gjithë bashkë për ta zvogëluar sa më shumë të jetë e mundur këtë fenomen, do ta kem prezent dhe mund të arrijë sa të përthyejë edhe rezultatin. Ajo që do të theksoj është se sa më shumë sesa shqetësohem për fenomenin, kujdesem për ta përdorur në luftën politike. Të mbajnë pozicion dhe jo të mbajnë anë kur informohen për këtë gjë. “, tha ai./abncnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re