Skip to content

Shitën të dhënat e mbi 600 mijë shqiptarëve për 20.000 lekë, këta janë 4 të arrestuarit (FOTO)

Fax News ka siguruar fotot e Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota, Endri Ikonomi, personat e arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Tiranës për daljen e të dhënave personale të mbi 600 mijë shqiptarëve.

Dy të parët janë punonjës në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit  dhe dy të dytët i përkasin sektorit privat. Në dosjen e siguruar nga Fax Neës, thuhet se të dhënat iu shitën shtetasve Klodian Sota dhe Endri Ikonomi përkundrejt shpërblimit prej 20-30 mijë lekësh. Në banesën e Sotës pas kontrolleve janë gjetur Hard Disqe me të dhënat.

Pas publikimit të të dhënave edhe nga mediat, pasi ato qarkullonin në mesazhe personale të qytetarëve, Qirjako ka vënë në dijeni shefin e saj, se rrjedhja ka ndodhur pikërisht nga serveri i saj në komunikim me Andi Agarajn.

Në dosje, dy punonjësit e IT-së, që supozohet të jenë specialistë të mirëshkolluar, kanë lënë gjurmë pasi veprimet i kanë kryer nga llogaritë personale që kanë pasur në serverin e të dhënave.

Sipas drejtueses së prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, kolegët i çuan informacione njëri tjetrit, dhe më pas i shitën ato subjekteve private. Sa i takon çmimit që është përfituar nga shitja e të dhënave, Imeraj nuk dha detaje të mëtejshme, duke thënë se i përkasin sekretit hetimor. Sipas drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, hetimet janë intesive dhe po synojnë që të zbulojnë qëllimin e autorëve.

Andi Agaraj.

 

Klodian Sota.

 

/faxweb