Lulzin Allko nga Librazhdi ka rrezikuar jetën e tij ditën e sotme, pasi piu aksidentalisht tretës nitriti, duke përfunduar në spital, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Fax News mëson se 44 vjeçari është shitës lulesh te rruga e tregut, dhe tretësin e përdorte për t’iua hedhur luleve.

Njoftimi:

Librazhd/ Informacion paraprak

Më datë 26.09.2021,  shtetasi L.A., 44 vjeç, banues në Librazhd është vetëhelmuar me pleh kimik  , dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re