Skip to content

Shitet aeroporti i Rinasit/ Kompania shqiptare blen aksionet për 71 mln euro

tirana albania july tirana international airport nene tereza tirana international airport nene tereza 155599246

Zyrtarisht Aeroporti “Nënë Tereza” do të jetë nën menaxhimin e kompanisë shqiptare “Kastrati Grup”.

Burime zyrtare thonë se marrëveshja është arritur që në fillim të muajit  dhjetor, por procedura është finalizuar së fundmi me regjistrimin në qendrën e biznesit.

Në këtë mënyrë, grupi kinez që kishte nën menaxhim aeroportin që nga viti 2016 është tërhequr nga ky koncesion dhe sipas të dhënave aksionet e aeroportit i ka shitur për 71 milionë euro.

Nga muaji i ardhshëm menaxhimi i aeroportit do të bëhet nga shqiptarët deri në përfundimin e periudhës koncesionare. Më pas, qeveria do të vendosë se ç’do të bëjë me këtë aset publik. Koncesioni i aeroportit është një ndër fitimprurësit më të mëdhenj në Shqipëri.