Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit.
Uniformat blu bëjnë me dije se 40-vjeçari me iniciale M.Z akuzohet se ka shitur automjetet që mori me qira në bashkëpunim me dy persona të tjerë.
Gjykata e Apelit e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, sepse bashkë me 2 shtetas të tjerë, ka tjetërsuar pronësinë mbi automjete që ka marrë me qira, dhe i ka shitur ato.
Nga ky dënim, 40-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 muaj burgim.
Njoftimi i policisë
Elbasan
Shiti automjetet që mori me qira, lokalizohet dhe vihet në pranga 40-vjeçari i shpallur në kërkim.
Si rezultat i kontrolleve, me objektiv kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin M. Z., 40 vjeç, banues në Elbasan.
Gjykata e Apelit e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, sepse bashkë me 2 shtetas të tjerë, ka tjetërsuar pronësinë mbi automjete që ka marrë me qira, dhe i ka shitur ato.
Nga ky dënim, 40-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 muaj burgim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.